JiL.al - Jeto i Lumtur

Errësuan xhamat e makinave pa marrë leje, mbi 4 mijë gjoba për shoferët në 6 muajt e parë të vitit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

4 625 gjoba janë vendosur ndaj drejtuesve të mjetit në 6 muajt e parë të vitit 2022, për errësimin e xhamave të makinave pa marrë lejë nga DPSHTRR.

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja bën apel për respektimin e normës së errësimit të xhamave, ndërsa publikoi dhe një rast të falsifikimit të dokumentacionit për vendosjen e xhamave të errët, çka solli prangosjen e pronarit të mjetit, i është u dënuar me 4 muaj burg, por i është konvertuar në 8 muaj shërbim prove.

Gonxhja iu bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos errësojnë xhamat pa marrë leje, pasi policia ka nisur kontrolle të ashpra dhe nuk do të tolerojë asnjë drejtues i cili paraqet certifikate falso, apo që ka errësuar xhamat mbi përqindjen e lejuar.

Njoftimi plotë:

KUJDES!

Errësimi i xhamave të autoveturave, përtej normave, pa u certifikuar nga DPSHTRR ose me dokumenta të fallsifikuara do t’ju hapë telashe të mëdha!

Ndër fotot, rasti i një të dyshuari për fallsifikim të certifikatës së miratimit të xhamave të errësuar, kallëzuar në Prokurori, referuar në Gjykatë, e cila ka vendosur dënimin me 4 muaj burg, ulur me dënimin përfundimtar me 8 muaj shërbim prove, ku në këto 8 muaj qytetari nuk duhet të kryejë asnjë shkelje tjetër, se shkon në burg!

Policia Rrugore dhe Policia e Shtetit kanë nisur kallzimet penale për rastet e certifikatave fallco, si edhe po intensifikojnë kontrollet me matësa elektronik të ofruar nga DPSHTRR, paralel me komunikimin me sistemin e-DPSHTRR LIVE, për evidentimin e respektimit të % së tejçueshmërisë së dritës sipas rregullores së bazuar në Udhëzimin e MIE!

Për kundravajtësit, vetëm për periudhën Janar – Qershor 2022 janë vendosur 4,625 masa https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrative per nenin 72/12 të Kodit Rrugor, ndërsa Qendrat e Kontrollit Teknik pranë DPSHTRR kanë refuzuar dhe hequr filmat errësues nga 8.4% e 250 mjeteve të testuara për këtë 6-mujor, që janë konstatuar me errësim mbi normat ose pa certifikimin e duhur, rrjedhimisht pa paguar tarifat përkatëse!jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top