Vrau fqinjin dhe tentoi të arratisej/ Policia arreston edhe dy bashkëpunëtorët e Klodjan Keqit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Policia ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Klodjan Keqin, i cili dy ditë më parë vrau me kallashnikov bashkëfshatarin e tij.

Autori u kap teksa tentonte të arratisej për në Greqi, nga Konispoli.

Por në pranga kanë rënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij që po e ndihmonin të kalonte kufirin e gjelbër.

Sipas një njoftimi bëhet me dije se janë arrestuar shtetasit  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vje☼.

Ndaj Klodjan Keqit rëndojnë dy vepra penale, “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.

Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi.

Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

-K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit:  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.

Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

#angazhimpërkushtimsakrificë

#tëvendosurkundërkrimit

#24/7

#nëshërbimtëqytetarëve

jetoilumtu.al/

 

 

 

 

Scroll to Top