Emigracioni dhe pandemia tkurrin Shqipërinë, vetëm 468 shqiptarë më shumë gjatë tre…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Shqipëria është duke vuajtur një rënie të ndjeshme të numrit të popullsisë nga tremujori në tremujor, gjë që u përshpejtua edhe më shumë me numrin e lartë të vdekjeve prej koronavirusit.

Sipas të dhënave të publikuara sëfundmi nga INSTAT, popullsia e Shqipëria u rrit me vetëm 468 persona gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, ndërkohë që gjatë tremujorit të mëparshëm u përballem me një tkurrje me rreth – 1 700 banorë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 

Shifrat negative duket se ndihmon edhe niveli i lartë i emigracionit, teksa vendi braktiset nga pjesa më vitale i tij dhe që janë më predispozuar për të lindur fëmijë, siç janë çiftet e reja.

 

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje”, raporton INSTAT.

jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top