E FUNDIT/ EMRI/ Arrestohet biznesmeni shqiptar në Itali për trafik kokaine, si i pastronte paratë me ndihmën e partneres rumune

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Autoritet italiane kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm një operacion të gjerë në Vicenza kundër trafikut të drogës. Në pranga është vënë biznesmeni shqiptar Anton Likmeta, 35-vjeç, me precedent të mëparshëm penal.

Mediat italiane raportojnë se nëpërmjet mbështetjes logjistike dhe ndihmës së partneres të tij rumune, Likmeta prej disa kohësh menaxhonte një trafik të lulëzuar kokaine që preku të gjithë Triveneton me një xhiro që llogaritet se ishte rreth qindra mijëra euro.

Gjatë hetimeve u arrit të konstatohej edhe rruga e ndjekur nga shumat e mëdha të parave, rezultat i aktivitetit të tregtimit të kokainës. Këto i barti fillimisht partnerja e tij rumune.

Më pas, nëpërmjet njerëzve të besuar që përdornin llogari rrjedhëse të hapura në institucionet bankare rumune, për të penguar konkretisht identifikimin e origjinës së paligjshme të parave, kapitali u kthye në territorin kombëtar (Itali).

Vetëm pas kësaj manovre të artikuluar, Likmeta, tashmë pronar i një sipërmarrjeje individuale për tregtimin e makinave luksoze (Porsche, Maserati…), rifuti në përdorim shuma të konsiderueshme parash “të pastra” në Itali, për të financuar aktivitetet e tij sipërmarrëse.

Në fazën e tij operacionale, aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të kokainës dhe pastrimit të të ardhurave të paligjshme u ndalua për herë të fundit në prill të vitit 2022, kur Karabinierët e Njësisë Hetimore gjetën dhe ndaluan çiftin në bordin e një makine luksoze.

Operacionet e kërkimit të Likmetës, të shtrira edhe në shtëpinë e tij, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash. Më pas ai u arrestua për krim flagrant.

Pas arrestimit të Likmetës në flagrant, autoritet e njësisë hetimore të Viçenzës, në muajin qershor kanë kryer masën duke përgjuar dhe sekuestruar shumën shtesë prej 255.000 euro në llogarinë rrjedhëse në emër të gruas, e cila sapo kishte ardhur nga Rumania.

.jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top