Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Qani Muça, personi që plagosi me armë zjarri një ditë më parë punonjësin e IMT-së në Tiranë është vënë në prangat e policisë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. M., banues në Tiranë, pasi pasditen e djeshme ka plagosur me armë zjarri shtetasin I. G. (punonjës i IMT-së), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën dyshohet se autori ka kryer krimin”, bën me dije policia.
burimi lajmifundit.al/