Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një sherr për motive pronësie në Korçë ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 60-vjeçari. Behet me dije se ngjarja ka ndodhur në një lagje në Korçë, në afërsi të shkollës “Demokracia”.
I plagosuri Rustem Beqiri është nisur drejt spitalit, ndërsa autori Niko Prifti ka rënë në pranga. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti një shtetas tjetër, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.
Më datë 14.08.2022, rreth orës 12:15, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasi N. P., rreth 68 vjeç, gjatë një konflikti i cili dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin R. B., 60 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar i ngjarjes N. P., ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
burimi lajmifundit.al