JiL.al - Jeto i Lumtur

Rrëmbyen të miturën që ishte larguar nga shtëpia, arrestohet çifti dhe djali i tyre

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona janë arrestuar nga efektivët e Policisë së Patrës, pasi akuzohen për rrëmbimin e një të miture, raportojnë mediat greke.

Bëhet fjalë për baba, nënë e bir, ndërsa vajza që ata kanë rrëmbyer, 16 vjeçe, është dërguar, sipas policisë, në spital për ndihmë mjekësore dhe vlerësim.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në veçanti, sipas policisë, siç ankohej nëna e 16-vjeçares, të pandehurit kanë mbështetur arratisjen e të miturës nga shtëpia dhe e kanë pritur në shtëpinë e tyre.

Pas hetimeve të kryera nga efektivët e Policisë së Patrës, kanë lokalizuar dhe arrestuar dy nga tre të akuzuarit në zonën e Patrës, ndërsa pas pak ka ardhur vullnetarisht së bashku me të miturën në Polici dhe i akuzuari i tretë, i cili është djali i dy të arrestuarve të parë.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top