Makina u përmbys dhe u përplas me pemën duke u marrë jetën 4 të rinjve, zbulohet identiteti i të riut shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga aksidenti i rëndë në Godega/Sant’Urbano të Trevisos, ku edhe një i ri shqiptar ka humbur jetën.

Viktimat janë të gjithë të rinj të moshë nga 18 deri në 19 vjeç, ndërsa makina është përmbysur në kthesë dhe ka përfunduar në kanal pasi është përplasur me një pemë.

Ata janë Daniele De Re, Marco Da Re, Daniele Ortolan dhe shqiptari Xhuliano Kellici.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Masakra e të rinjve ndodhi natën ndërmjet të shtunës 13 gusht dhe të dielës 14, pak para orës 2:30, dhe djemtë po ktheheshin në shtëpi pas një nate të kaluar jashtë, por përplasja me një pemë rezultoi fatale.

Kanë qenë banorët që kanë ngritur alarmin, të zgjuar nga zhurma e përplasjes.

Guvernatori Luca Zaia u trondit gjithashtu kur mësoi për aksidentin dramatik që ndodhi në prag të 15 gushtit.

“Jemi përballë një tragjedie të tmerrshme. Lajmi na lë të gjithëve të tronditur dhe na godet në zemër si komunitet. Në këtë moment dramatik për katër familje i përqafojmë me të gjitha ngushëllimet për një ngjarje kaq të dhimbshme që përfshin katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç”, tha ai.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top