Policia njoftoi ditën e sotme se ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjen, babain e të shumëkërkuarit Florenc Çapja, pasi në servisin e tij gjeti një makinë me targa të vjedhura dhe disa sende të tjera, që dyshohet se do përdoreshin për kryerjen e një krimi
Po kush është Florenc Çapja?
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Çapja është i akuzuar nga SPAK si porositës i vrasjes së babë e bir Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012, në Elbasan. Ai ndodhet në Dubai duke shijuar lirinë e tij pasi ka përfituar nga mungesa e një marrëveshje ekstradimi mes qeverisë shqiptare edhe autoriteteve të Dubait.
Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit?
Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005.
Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator. Pas tij, autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”.
Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.…jetoilumtu.al/