Falsifikoi materialet zgjedhore të 25 prillit, kapet në Qafë Thanë numëruesi i votave i shpallur në kërkim

Jil
Jil
2 Min Read

 

Një 35-vjeçar i akuzuar për falsifikim të materialeve zgjedhore gjatë zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, është kapur në tentativë për tu larguar nga Shqipëria.

Personi i arrestuar është Eduard Zito, i cili akuzohet se në bashkë punim me 7 persona të tjerë të cilët janë arrestuar më parë,  ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Njoftimi i policisë:

Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, kapet në PKK Qafë Thanë dhe vihet në pranga 35-vjeçari (numërues votash), i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin:

-E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore..…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *