Me lëndë narkotike dhe thikë në makinë, arrestohen 2 pasagjerët në Durrës. Nën hetim shoferi

Jil
Jil
1 Min Read

 

Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona ndërsa një tjetër është vënë nën hetim.

Sipas njoftimit të policisë, të tre personat qarkullonin me doza lëndësh narkotike dhe me mjet prerës (thikë) në automjet.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Along”, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasit:

-I. H., 30 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *