JiL.al - Jeto i Lumtur

10 ditë i ‘zhdukur’/ SHISH ngrihet në këmbë në kërkim të Martinajt/ Ne loje 5 qytete, ja çfarë po tentohet përmes…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Janë përfshirë në një hetim të përbashkët Policia shqiptare dhe Shërbimi Informativ për gjetjen e Ervis Martinaj, për të cilin një javë më parë xhaxhai i tij e denoncoi si person që ka humbur kontaktet me familjarët.

Burime nga Policia thonë që hetimet po përqendrohen brenda kufijve të vendit ku dyshohet se Martinaj fshihet prej disa muaj që nga operacioni “Plumbi i Artë”.

Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle, por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij.

Përmes qelizave telefonike po tentohet gjetja e vendndodhjes së fundit të këtij personazhi shumë të njohur, por deri në këtë fazë, policia dhe Shërbimet Informative duhet të gjejnë numra telefoni të përdorur nga Martinaj.

Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK  që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person

Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj, i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend.

Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

.jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top