Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia e Vlorës po ushtron kontrolle në disa banesa në qytetin e Vlorës, si pasojë e atentatit me dy viktima të ndodhura në autostradën Fier-Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një prej banesave ku është ushtruar kontroll është edhe ajo e Endrit Sabedinit, emër i skeduar për policinë.
Ai njihet dhe me emrin Indrit Sabedini.
I riu i ka shpëtuar dy atentateve që kanë pasur qëllim eliminimin e tij. Sabedini ka mbetur i plagosur nga një shpërthim me eksploziv më dhjetor të vitit 2021.
Në vitin 2017, ai i ka shpëtuar një tjetër atentati me tritol.
Një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e tij, por 34-vjeçari e pikasi, duke evituar kështu një tragjedi.
Nuk dihet arsyeja e kontrollit të banesës së Sabedinit, nuk dimë ende të themi se çfarë e lidhte 34-vjeçarin me dy viktimat.….jetoilumtu.al/