Policia e Tiranës ka zbuluar ditën e sotme arsenal armësh e automjete në garazhin e një 62-vjeçari në zonën e quajtur Kodër-Mëzë.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë sekuestruar municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia ka vënë në pranga 62-vjeçarin Kujtim Çaushi, ndërsa është vënë në ndjekje të djalit të tij Erlind Çaushi.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arsenali”.
Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, granata, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, një Jet ski, targa të ndryshme shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
Arrestohet në flagrancë 62-vjeçari që i mbante në garazh, shpallet në kërkim djali i tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në Kodër-Mëzes, në një magazinë, një shtetas mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Arsenali”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– K. Ç., 62 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpëethyese dhe i municionit”.
Gjithashtu, u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi E. Ç., 35 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në garazhin 62-vjeçarit, në Kodër-Mëzes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.
Po punohet për kapjen e shtetasit E. Ç., si dhe për identifkimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.….jetoilumtu.al/