Iu gjet arsenal armësh në banesë, Kujtim Çaushi, daja i biznesmenit të vrarë në 2008-ën

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kujtim Çaushi, 62-vjeçari i cili u arrestua pasditen e djeshme pasi iu gjet një arsenal armësh në banesë, është daja i biznesmenti Elton Deliu, i ekzekutuar më 27 dhjetor 2008, bashkë me nënën e tij Flutura Deliu.

Arsenali i armëve si snajperë, granatahedhës, dylbi, etj si dhe mjete te blinduara, u zbulua nga oficerët e Komisariatit nr. 6 në Tiranë në një ambient të përshtatur ngjitur me banesën në pronësi të Elton Deliut, por që https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrohej nga daja i tij i cili përfundoi në pranga, ndërsa djali i tij Erlind Caushi shpallur në kërkim.

Ky i fundit sapo ka pikasur policinë mësohet së është larguar me urgjencë duke u shpëtuar prangave.

Elton Deliu u ekzekutua bashkë me nënën në apartamentin e tyre në katin e gjashtë të një pallati mbrapa Presidencës, në rrugën “Perlat Rexhepi”.

Mendohet se fillimisht, autorët e krimit mafioz goditën me një plumb në kokë të ëmën, Flutura Deliu, 52 vjeçe, dhe më pas qëlluan me plumba 32-vjeçarin.

Pas vrasjes se tyre bashkëjetuesja e Deliut pati probleme pasurie me familjen Caushi, përplasje e cila nuk u bë e qartë sesi përfundoi.

 

 

….jetoilumtu.al/ 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *