Me armë zjarri në brez, e pëson keq 22-vjeçari në Burrel

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 22-vjeçar është arrestuar në në qendër të qytetit të Burrelit  pasi u kap me armë zjarri në brez.

Policia njofton se u ekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

….jetoilumtu.al/ 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *