JiL.al - Jeto i Lumtur

“Bunker” në vilë me armatim pa fund/ Kujtim Caushi, daja i Eltonit Deliut, bosit të drogës të cilit iu shfaros familja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia e Tiranës njoftoi dje se kishte zbuluar një arsenal të madhe armësh dhe municionesh në zonën e Kodër-Mëzezit, në një vilë në pronësi të Kujtim Çaushit.

Ato ishin fshehur në  një bunker që u zbulua nga uniformat blu në këtë vilë.

Gjatë kontrollit policia gjeti, 1 automatik, 1 snajper me dylbi, 2 mitralozë, 2 silenciatorë, 2 granata hedhesë të lehta kundratank, 9 granata të tjera të llojeve të ndryshme, sasi e konsiderueshme municioni luftarak,3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, 3 motomjete pa targa, 1 mjet lundrues “Jet ski”, 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, 2 fenelina policie dhe 1 paruke.

61-vjecari Kujtim Çaushi duket se nuk është një person I rastësisht në të gjithë këtë histori.

Ai rezulton të jetë daja  Elton Deliut, i ekzekutuar në vitin 2008 bashkë me nënën e tij Flutura Deliu.

Elton Deliu asokohe 32 vjec dhe nëna e tij u vranë në një atentat  në rrugën “Perlat Rexhepi”, ndërkohë që ngjarja edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pazbardhur.

Praktikisht kjo bëri që familja deliu të zhdukej për fat të keq pasi më herët në dy aksidente tragjike, kishin vdekur edhe babai I Elton Deliut si dhe vëllai I tij më I vogël.

Sa i takon skedës së tij, Elton Deliu kishte qënë në orbiten e policisë pasi në vitin 2005 si pasojë e prishjes e pazareve në trafikun e drogës, Elton Deliu pati një shkembim zjarri me persona të tjerë por shpëtoi.

Tanime shumë vite më vonë, historia e tij ridel në skenë, përmes dajës së tij Kujtim Caushi, I cili kishte fshehur një sasi shumë të madhe armësh dhe municionesh në një bunker në shtëpinë e tij.

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top