“Mos parko aty”, vrasja në Sarandë, vëllai i autorit u zu me grushte me viktimën, 24-vjeçari mori thikën në kuzhinë dhe…

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Policia ka dhënë një panoramë të plotë të asaj që ndodhi në Sarandë dy ditë më parë kur një 24-vjeçar qëlloi për vdekje me thikë 41-vjeçarin Klodian Bakiaj.

Sipas autoriteteve, viktima ka tentuar të parkojë mjetin përballë hotelit, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18-vjeçari, verbalisht e më pas fizikisht me grushte.

24-vjeçari pasi ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marrë një thikë, duke e goditur menjëherë në zemër 41-vjeçarin.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin si kamarierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajes së tyre.

Pas krimit ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar në një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

 

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *