Më 12 shtator do të mbahet mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00, ndërsa janë mësuar dhe tre emrat kandidatë për këtë detyrë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ata janë Ilir Toska, Manjola Xhaxho si dhe Holta Zacaj.
NJOFTIMI
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka përcjellë në Gjykatën e Lartë më datë gusht raportin e miratuar dhe listën me dokumentacionin shoqërues të kandidatëve që kanë konkurruar për vendin vakant të Gjykatës Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më datë 21.09.2019, rishpallur më datë 19.04.2019, rishpallur më datë 03.06.2021, si dhe rishpallur më datë 15.11.2021.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, z. Sokol Sadushi, në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga pika 3 e nenit 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000
“Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), nenit 4 të Rregullores së Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të nenit 26, pika 2 të ligjit nr. 98/2018 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, ditën e hënë, datë 12.09.2022, ora 10.00.