“Është prona jonë!”, nxorën nga banesa dy motrat, vihen në hetim 5 persona në Tepelenë

Jil
Jil
2 Min Read

 

5 persona janë arrestuar nga policia në Tepelenë pasi hynë dhe nxorën me dhunë nga banesa në fshatin Progonat, 2 motra.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Dhunimi i banesës”,

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë. Këta shtetas, më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat, Tepelenë, kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon shtetasja A. H., 58 vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre.

Për pasojë, është dëmtuar në dorë shtetasja V. D. (motra e shtetases A. H.) Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë aktualisht në proces gjyqësor, për pronësinë mbi banesën.

Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *