JiL.al - Jeto i Lumtur

Xhelozi e sëmurë, sherri i të rejave shqiptare për një burrë, dëshmia e Joanës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me sherrin mes dy shqiptareve, nga ku mbeti e lënduar Joana 27 vjeç.

27-vjeçarja u sulmua me thikë nga një 25-vjeçare shqiptare, pasi sipas kësaj të fundit Joana frekuentohej me bashkëshortin e saj.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Joana ndodhet në spital, pasi ka marrë 2 plagë në bark dhe një në krah.

 

Ajo u godit me thikë në oborrin e shtëpisë të së motrës, ndërsa citohet të ketë thënë se autorja i dërgonte vetë asaj dhe prindërve të saj mesazhe kërcënuese për jetën.

Joana tregon se ajo nuk kishte lidhje intime me burrin e 25-vjeçares, kishin thjeshtë shoqëri me njëri-tjetrin.

Sipas saj 25-vjeçarja ishte një grua e sëmurë nga xhelozia, dhe se e kishte sulmuar dhe kërcënuar edhe herë të tjera.

Më tej Joana tregon se në momentin që është sulmuar me thikë ka bërtitur dhe menjëherë ka dalë motra e saj që e ka ndihmuar, ndërsa babi ka kapur për krahu 25-vjeçaren dhe i ka thënë se do ta vras, për shkak se nuk duronte të shihte të bijën të lyer me gjak.

25-vjeçarja është arrestuar nga autoritetet greke, ndërsa pritet që në ditët në vijim të gjykohet nga drejtësia Helene./acnes

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top