JiL.al - Jeto i Lumtur

Ulje temperaturash dhe reshje shiu, çfarë ndodh me motin në fundjavë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga vala e të nxehtit afrikan, por duke nisur nga dita e nesërme situata do të ndryshojë.

Gjatë fundjavës temperaturat do të ulen me 7 gradë celcius sa i përket vlerave maksimale dhe me 3 gradë ato minimalet.

Ndërkohë që në të gjithë territorin pritet të ketë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Sipas SHMU dita e shtunë parshikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qëndrore me intensitet të ulët deri mesatar,  lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.

Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme  do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.

Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herepasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

….jetoilumtu.al/ 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top