JiL.al - Jeto i Lumtur

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Itali, si iu bë pritë 36-vjeçarit, dyshohet për…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

;Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja me armë ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë 36-vjeçari shqiptar Elson Kalaveri.

Viktima ishte banor në Senë dhe bëhet me dije se drejt tij ka pasur të shtëna të shumta me armë.

Sipas hetimeve rezulton se 36-vjeçari ka rënë pritë e një veture dhe dyshohet se pjesë e kësaj ngjarje janë tre persona të cilët pasi kanë qëlluar, janë larguar me një makinë të errët.

Ngjarja ndodhi në Sasso Pisano , një fshat i komunës Castelnuovo Vai di Cecina, në provincën e Pizës.

Ndërkohë Elson Kalaveri është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Kalaveri ka qenë i përfshirë në një ngjarje vite më parë, ku ka plagosur për të vrarë me plumb në kokë Genti Keçin në Mamurras, ndërsa ishte arrestuar për ngjarjen. Ngjarja në fjalë ndodhi në vitin 2014 brenda komisariatit, ku plagosi fqinjin e tij.

Sipas mediave italiane, ngjarja e djeshme ndodhi pas një përplasje me armë, ndërsa dyshohet se si motiv ka hakmarrjen.

….jetoilumtu.al/ 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top