Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo publikon postime në rrjete sociale, ku i ‘rrëfehet’ ndjekësve të saj.
Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale.
Gjithashtu ajo zbulon arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.
“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela
“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitar et e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.
Kujtojmë se më herët, Ronela ka folur hapur për ndjesitë e saj në një intervistë më se të sinqertë. Ajo ka treguar fëmijërinë e saj, karrierën, lidhjen me familjen e sidomos me të atin.
“Absolutisht që do përplasesh, do vritesh, do të të thyhet zemra aq herë sa do ta lësh këtë gjë një mijë herë, por nuk duhet të heqësh dorë. Nëse arrin deri në atë pikë që ti je koshiente që vlen, nuk duhet të heqësh dorë. Fillon bëhesh e zonja vetes, ia di gabimet vetes edhe duke ia ditur gabimet vetes mund t’i rregullosh, mund t’i ndreqësh. Mendoj se në showbiz po mos të jesh me këmbë në tokë je i mbaruar…”