JiL.al - Jeto i Lumtur

Vrasja e shqiptarit në Itali/ Zbardhen dinamika e atentatit mafioz, çfarë panë dëshmitarët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati, ku mbeti i vrarë shqiptari mbrëmjen e djeshme në Itali.

Sipas informacioneve, dyshohet se është bërë për larje hesapesh.

Mediat italiane bëjnë me dije Elson Kalaveri, 36-vjeç është qëlluar me breshëri plumbash.

Ai është qëlluar nga një automjet në lëvizje brenda të cilit dyshohet se po udhëtonin tre persona.

Ndërsa Kalaveri ndodhej në makinë me një person tjetër i cili pas ngjarjes u largua duke kërkuar ndihmë.

Megjithatë për 36-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë për ta mbajtur në jetë pasi atentatorët ishin siguruar që ta linin të vdekur.

Dëshmitarët në zonë i thanë policisë se autorët u larguan me shpejtësi me një makinë të errët.

Kërkimet për kapjen e tyre vazhduan edhe gjatë orëve të natës në disa fshatra pak të banuar..….jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top