JiL.al - Jeto i Lumtur

Dyshohet se do bënin atentat në Shëngjin, lihet në burg ‘ushtari’ i Ervis Martinajt dhe bashkëpunëtorja e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën arrest me burg për 34-vjeçaren Flutura Berisha dhe 28-vjeçarin Nikoll Sherniku.

Berisha dhe Sherniku u ndaluan të enjten e kaluar në Shëngjin të Lezhës teksa ecnin me një mjet të blinduar tip “Toyota”, i cili drejtohej nga Flutura Berisha ku mbanin kallashnikov dhe dy karikatore të mbushura së bashku me dy radio policie.

Në pranga po ashtu ra edhe 28-vjeçari Nikoll Sherniku, i cili ka thyer masën e sigurisë arrest shtëpie ku ishte lënë nga gjykata pasi ishte arrestuar si i implikuar në vrasjen e punonjësit të policisë Xhulio Prela dhjetorin e vitit të kaluar.

Në makinë me Flutura Berishën e Nikoll Shernikun policia gjeti dhe një të mitur 15 vjeç, i cili për shkak të moshës nuk u ndalua.

Dyshohet se 28-vjeçari ishte poseduesi i armës dhe 34-vjeçarja dhe i mituri ishin marrë nga ai për kamuflim.

Të pyetur nga policia ata thanë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin por njihen si banorë të të njëjtit fshat në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar.

.jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

 

Scroll to Top