JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndërron jetë në spital Agron Toska, u përplas nga “fuoristrada” në mes të Beratit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ka ndërruar jetë në spital 71-vjeçari Agron Toska, i cili u përplas me makinë në lagjen “Çelepias” të Beratit.

Një mjet,  tip Fuoristradë Tuareg, ka goditur një të moshuar që qarkullonte përpara tij me biçikletë.

I moshuari është hedhur fillimisht mbi kofanon e mjetit dhe më pas ka përfunduar poshtë rrotave të makinës.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikësve për të nxjerrë të moshuarin nga poshtë makinës, ku përfundoi pas përplasjes së rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie, që po kryejnë veprimet hetimore, për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit Arlind Muçogllava është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat për tu pyetur në lidhje me ngjarjen

..jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top