JiL.al - Jeto i Lumtur

Kapet gjyshja me 5 kilogram drogë në valixhe, 81 vjeçarja: Nuk e dija që kishte drogë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

Një grua daneze, 81 vjeç që udhëtonte nga Afrika në Kanada u arrestua në aeroportin e Varshavës me dyshimin për posedim të paligjshëm të heroinës.

Lënda narkotike kapte vlerën e 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni.

Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për itinerarin dhe sjelljen e saj.

Në fund të një valixheje u zbuluan pako me 5 kilogram heroinë.

Gruaja, mohoi të kishte dijeni për drogën dhe tha se anëtarët e familjes i kishin dhënë valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada, sipas Aleksandra Skrzyniarz, një zëdhënëse e zyrës së prokurorit në Varshavë.

Ajo u ndalua për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur një hetim.

Sipas ligjit polak, ajo rrezikon 15 vite burg për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top