JiL.al - Jeto i Lumtur

Tentoi të vriste bashkatdhetarin, ekstradohet drejt Italisë 29-vjeçari i arrestuar në Lezhë (Emri)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Agustin Markvukaj, i arrestuar më 10 mars 2022 në Lezhë është ekstraduar drejt Italisë mbrëmjen e djeshme.

Markvukaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

29-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj bashkatdhetarit të tij IZ, 19 vjeç, shkruan il giorno.

 

Plagosja e 19-vjeçarit ndodhi më 19 shkurt në zonën e Urës së Mbuluar në Pavia .

Pas të shtënave ai u arratis në Shqipëri, ku dhe më pas u arrestua në Lezhë.Duke udhëtuar me autobus ai kaloi kufirin më 21 shkurt.

Tani ai ka mbërritur në Itali në pritje të gjykimit.

.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top