Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Gjykata e Sarandës ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit Xhoi dhe Xhanelo Tarja, të cilët akuzohen për vrasjen e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj.
Ata janë shfaqur në sallën e gjyqit me lot në sy.
Të dy të rinjtë që punonin si kamarierë do të akuzohen për vrasje me dashje dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Për këtë krim u vu në pranga edhe https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistratori i hotelit në Sarandë, Genci Ahmeti 41 vjeç, ku punonin të dy vëllezërit, pasi tentoi të fshihte ngjarjen.
Vrasja e 41-vjeçarit Klodian Bakiaj nga Tepelena ndodhi pas një sherri për një vend parkimi pranë hotelit.
41-vjeçari u godit me thikë në zemër, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Sarandës.….jetoilumtu.al/