E rëndë/ Rrëzohet ashensori pas ndërprerjes së energjisë elektrike, lëndohet një grua

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ashensor është shkëputur në një pallat në Kosovë, e për pasojë një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas medieve kosovare ashensori është rrezuar në momentin që është ndërprerë energjia elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, 19 gusht në Fushë Kosovë.

Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime të rënda dhe më pas është dërguar në QKUK.

Kujtojmë që ditëve të fundit Kosova është përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë

Fushë Kosovë 19.08.2022 – 23:55. Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ishte në ashensor nga ndërprerja e energjisë elektrike ashensori ka rënë poshtë me shpejtësi të madhe.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *