JiL.al - Jeto i Lumtur

“Jemi turistë, ngatërruam rrugën dhe…”, zbardhet dëshmia e çekëve që u kapën sot në tunelin e uzinës së Poliçanit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Zbardhen të tjera detaje rreth 4 çekëve të arrestuar sot në Poliçan, pas veprimeve të dyshimta se po fotografonin uzinën e armatimeve në këtë qytet.

Raportohet se duke iu referuar burimeve konfidenciale, fjalët e para që kanë thënë dy çekët që u kapën në tunel, ishin me justifikimin se kishin humbur rrugën.

“Jemi turistë, po bënim foto, humbën rrugën dhe u futëm brenda në tuneli. Nuk kemi qëllim të keq”, mësohet të jenë shprehur dy shtetasit me pasaporta çeke.

Ndërkohë pas kontrolleve u ndaluan dhe dy bashkëjetueset e tyre.

Mësohet se dy shtetasit çekë kanë qëndruar për disa orë brenda tunelit të armatimeve ku kishte kundërajror, ndërsa u kapën pasi u konstatua se një prej dyerve ishte shkallmuar

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top