JiL.al - Jeto i Lumtur

Vizitorë të huaj tek tunelet e Policanit, Ministria e Mbrojtjes tregon cfarë ndodhi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ministria e Mbrojtjtes reagoi ne lidhje me ngjarjen e ndodhur prane tuneleve te Uzines se Policanit.

Sipas saj, policia ushtarake ka konstatuar fillimisht dy shtetas ceke dhe me pas edhe dy shoqerueset e tyre tek hyrja e tuneleve.

Policia ushtarake eshte vene ne levizje dhe ka bere ndalimin e tyre nderkohe qe po merren ne pyetje nga autritetet e sigurise ne vend per qellimet e hyrjes e tyre ne Shqiperi. 

Njoftim per media
Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top