JiL.al - Jeto i Lumtur

​Prej tri ditësh makina e shtetasve të ndaluar rus qarkullonte në Çekin të Gramshit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediat shqiptare raportojnë detaje të reja për treshen e personave dy me pasaporta ruse dhe një ukrainase të arrestuar nën dyshim se ndodheshin në Shqipëri me mision spiunazhi sponsorizuar nga shërbimi sekret ushtarak rus GRU.

Top Channel shkruan se banorëve të fshatit Cekin në Gramsh ku ndodhet fabrika ushtarake i ka rënë në sy një makinë ngjyrë portokalli e cila lëvizte në rrugët e fshatit.

Madje ata kanë bërë edhe video duke menduar se kjo makinë e shtrenjtë i përkiste ndonjë emigranti ardhur për pushimet e verës.

Pjesë e hetimit të nisur është edhe zbulimi vend qëndrimit të tyre gjatë këtyre tre ditëve se në cilin hotel kanë qëndruar.

Sugjerohet se treshja e ardhur me mision në Shqipëri ka hyrë në portin e Durrësit pa pasur nevojë për vizë.

Gjatë sezonit të verës qeveria shqiptare për të satin vit radhazi ka hequr vizat për shtetasit rusë që duan të vizitojnë Shqipërinë për turizëm.

Kamuflimi si gazetarë, sportistë apo arkeologë të personave të ndryshëm është një metodë e vjetër e përdorur nga KBG ruse e trashëguar nga GRU në forma moderne.

Tashmë GRU ruse, duket se nën petkun e blogerëve kamuflon oficerët e vet për qëllime spiunazhi.…jetoilumtu.al/

Scroll to Top