
Një 19-vjeçare ka shpëtuar për mrekulli në Bari të Italisë, pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale tepër të vështirë.
E reja i është nënshtruar transplantit të zemrës dhe mushkërive në spitalin Molinette në Torino.
Operacione janë cilësuar nga ekspertët si të “jashtëzakonshme”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas medieve italiane e reja vuante nga një sëmundje shumë e rrallë, hipertensionin primar pulmonare, e cila i shkaktonte mosfunksionim njëkohësisht të muskujve të zemrës dhe mushkërive.
Kur mjekët diagnostikuan sëmundjen e të resë ata i thanë se e vetmja shpresë që ajo të mbijetonte ishte transplanti i zemrës dhe mushkërive.
19-vjeçarja dhe të afërmit e saj jetuan ditë dhe javë agonie deri sa u gjetën organet për të renë.
Ndonëse operacione të komplikuara, transplantet u kryen me sukses.
burimi lajmifundit.al/