“Pajisje kompjuterike, dronë dhe aparate celulare”, çfarë u gjet tjetër në çantën e rusëve të akuzuar për spiunazh

Jil
Jil
2 Min Read
"Pajisje kompjuterike, dronë dhe aparate celulare",

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy shtetasit rusë dhe një ukrainas të kapur në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh, do të hetohen për spiunazh nga prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit, në bazë të materialeve të referuara nga policia, ka nisur procedimin penal ndaj tyre për akuzat e goditjes për shkak të detyrës, dhënia e informatave sekrete dhe sigurimi i informatave, vepra penale këto të kryera në bashkëpunim.

Përveç dinamikës së ngjarjes, brenda ambienteve te uzinës, ku një prej rusëve të arrestuar i hodhi spraj neuroparalizues dy efektivëve të forcave të armatosura që ruanin objektin ushtarak, policia ka gjetur në mjetin që lëviznin tre te dyshuarit edhe pajisje kompjuterike, dronë dhe aparate celulare, të cilët i janë nënshtruar ekzaminimeve.

Shtetasit rusë janë pajisur me avokatë kryesisht. Në deklarimet e para, ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me spiunazhin, por se ishin blogera ne rrjetet sociale.

Por reagimi i ashpër ndaj efektivëve të forcave të armatosura dhe pajisjet e gjetura në automjetin më te cilin udhëtonin, ka ngjallur dyshime se aktiviteti i blogerit mund të jetë mbulim për qëllime të tjera.

Nga bazat sovjetike te Katedralja e Parisit, kush është Svetlana Timofoeva, rusja e arrestuar në Gramsh si e dyshuar për spiunazh?

Ndërkohë, pritet që gjatë ditës së martë dy rusët dhe shtetasja ukrainase të dalin para gjykatës së Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë.

..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *