Misteri i vdekjes së 29-vjeçarit/ Ra nga kati i katërt, miqtë: E vranë! Ai ka shenja në trup

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Vdekja e Denny Magina, një 29-vjeçari nga Livorno, i gjetur i shtrirë në asfalt mbetet ende një mister.

Hetuesit, të cilët po hetojnë pa përjashtuar asnjë hipotezë, po ruajnë konfidencialitetin maksimal për elementët e mbledhur deri tani në vend.

Miqtë e djalit janë të sigurt se Deni nuk e ka vrarë veten. Ata thonë se janë të bindur se ai është rrahur para se të gjente vdekjen duke përfunduar i hedhur nga kati i katërt i një pallati, me dyshime se “e kanë shtyrë vrasësit e tij”

Banorët e zonës rreth orës 3:30 të së hënës së 22 gushtit kanë dëgjuar një ulërimë dhe më pas kanë parë trupin e djalit në tokë.

Ai është nisur me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë pak orë më vonë.

Në rrjetet sociale, Denny kujtohet nga miqtë dhe të afërmit si një “djalë i buzëqeshur që i përshëndeste të gjithë”.

jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *