JiL.al - Jeto i Lumtur

Rritja e çmimit të karburanteve, reagon ashpër PD: Bord komunist…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij  social ‘Facebook’, lidhur me vendimin e Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e karburantit në vend.

Duke e cilësuar këtë organ të krijuar nga qeveria si “komunist”, Balliu nënvizon se me shtrenjtimin e naftës me 12 lekë më shumë, vendi më i varfër i Europës tashmë paguan çmimin më të lartë në botë.

Postimi i Balliut:

KATASTROFË, RAMA RRIT PËRSËRI ÇMIMIN E NAFTËS

Skandal, vjedhje dhe abuzim me financat e qytetarëve shqiptar.

Bordi komunist ka rritur me 12 lek çmimin e naftës, duke arritur shifrën stratosferike të çmimit.

Vendi më i varfër i Europës paguan çmimin më të lartë të naftës në botë.

Edi Rama po falimenton çdo biznes dhe buxhetin e familjeve shqiptare me vendimet e tij abuzive dhe korruptive dhe po mbush xhepat e pushtetarëve dhe oligarkëve.

DUHET TË NDALIM VJEDHJEN ME ÇDO KUSH DHE ÇDO ÇMIM DUKE LARGUAR RAMËN NGA PUSHTETI.

..jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top