
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë në Tiranë, ku mbeti i plagosur një person.
Blutë bëjnë me dije se konkretisht ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit.
49-vjeçari A. Ostreni ka qëlluar me armë komshiun e tij 23-vjeçar me iniciale R. Mejdani.
I riu është dërguar menjëherë në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
“Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.
burimi lajmifundit.al/