JiL.al - Jeto i Lumtur

Një tjetër medalje ari për Shqipërinë, Kreshnik Leka kampion Europe në Peshëngritje..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Shqipëria duket se po kalon një nga momentet më të arta, sa i përket suksese të sportistëve “kuqezi” në garat Evropiane.

Së fundmi një tjetër medalje ari ka ardhur këtë herë nga sporti i Peshëngritjes, një sport ku historikisht jemi “mburrur”.

Kreshnik Leka është shpallur kampion Europe duke marrë një medalje ari në Kampionaton Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leku, u shpall kampion në stilin e shkëputjes, duke ngritur me sukses 115kg.

Peshëngritësi është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta dhe garoi në kategorinë 96kg, mosha 45 deri në 49 vjeç.

Njoftimi:

E jashtëzakonshme, Kreshnik Leka kampion Europe  ️‍ ️

Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni.

Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.

Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç.

Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.

Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium…jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top