Policia e Shtetit ka bërë të ditur se drejt një 25 vjeçari sot ishte shtënë me armë zjarri në lagjen “Partizani”, në Shkodër.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.
“Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim..jetoilumtu.al/