JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh, reagon Rama: Lamtumirë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 90-vjeçare të shkrimtarit dhe skenaristit Nasho Jorgaqi.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Përmes një postimi në facebook Rama ka shpërndarë një foto bardh e zi të shkrimtarit me mbishkrimin “lamtumirë”. Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Sipas dokumenteve, Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 janar 1955 me nofkën “Dragoi”, për pesë vjet qe “polic” i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme.

Spiunimet e para ishin kundër Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë.

Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.

.jetoilumtu.al/

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top