JiL.al - Jeto i Lumtur

Rama thumbon urrejtësit me thënien e Paulo Coelho: Humbës që pretendojnë se janë fitimtarë…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Rama është në qendër të sulmeve, kryesisht nga opozita. Kjo edhe pas hetimeve që SPAK nisi ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili e akuzon se është vetë kreu i qeverisë që ka dhënë direktiva te Prokuroria e Posaçme për nisjen e hetimeve ndaj tij dhe Sali Berishes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar

Por mesa duket, kreu i qeverisë të gjitha këtyre sulmeve ka zgjedhur t’u përgjigjet me një thënie të romancierit brazilian Paulo Coelho.

“Urrejtësit janë humbës që pretendojnë se janë fitimtarë”, thuhet në shprehjen e Coelho të publikuar nga Rama me mbishkrimin  “Fjalët e Mbrëmjes”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ai i PD-së Sali Berisha kanë paralajmëruar një aksion të fortë opozitar që sipas tyre do të nisë në shtator.

Berisha dhe Meta thonë se qëllimi i protestave do të jetë rrëzimi i Ramës dhe ndryshimi i këtij sistemi, që ata e quajnë të “kalbur”.

Burimi https://www.botasot.info/bota/

Scroll to Top