I dha fund jetës duke pirë fotoksinë, 35-vjeçari i dënuar për prostitucion (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 35-vjeçar nga fshati Samaticë në bashkinë Dimal i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë të fortë “fostoksine”. Mësohet se 35-vjeçari është gjetur i shtirë në dysheme nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Ai ka ndërruar jetë 2-orë pas mbërritjes në spital dhe trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit të Beratit, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Dashnor Oshafi është një fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve dhe i njohur në çdo protestë, ku ka ngritur zërin për të drejtat e tyre.

Dashnor Oshafi është edhe një person me precedent kriminal, i arrestuar në vitin 2016, pasi Gjykata e Napolit në Itali kishte caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë detyruar 35-vjeçarin t’i jap fund jetës, duke u vetëhelmuar. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se, grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. 

Burimi https://lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *