
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një aksident ka ndodhur këtë të diel në rrugën Shkodër- Hani i Hotit.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, një prej të cilëve siç shihet edhe nga pamjet është përmbysur.
Si pasojë e aksidentit raportohet edhe për 2 të lënduar.
Sakaq në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia për të bërë të ditura shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë pavarësisht masave të shtuara, aksidentet në Shkodër janë kthyer në shqetësim.
Grupi hetimor po punon per zbardhjen e metejshme te rrethanave te ngjarjes.