JiL.al - Jeto i Lumtur

Shoqërimi me ish-miss-in dhe pasuria me shifrën “e çmendur” e Ervis Martinajt….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas zhdukjes së Ervis Martinajt detaje të reja dolën në skenë.

Martinaj është parë për herë të fundit mbrëmjen e 25 gushtit në një hotel me 5 yje në Durrës, ndërkohë që makina e cila e shoqëronte atë është fiksuar nga kamerat e sigurisë edhe dy ditë të tjerë nëpër qytet dhe më pas është zhdukur.

Gazetarja Lala, tha për “Euronews”, se Martinaj ishte i shoqëruar në atë hotel edhe nga një vajzë, një personazh shumë i njohur publik në Shqipëri. Sipas gazetares, Martinaj dhe vajza që e shoqëronte kishin një lidhje intime bashkë.

.

“Në datën 5 gusht në orën 21 e 15 minuta me një mjet “Audi” Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka pronotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, tregoi gazetarja, shkruan “Albeu”.

Ndër të tjera gazetarja investigative Anila Hoxha, zbuloi se pasuria e Martinajt llogaritet të jetë 600 milionë euro.

 “Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja..

burimi https://lajmifundit.al/

Scroll to Top