JiL.al - Jeto i Lumtur

Fragment Nga Romani “Unë Jam E Kuqja” Nga Orhan Pamuk…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
Tani unë jam një i vdekur, një kufomë që

dergjet në fundin e një pusi. Ka kaluar shumë

kohë që nga dita kur dhashë shpirt dhe

zemra më ndali sërrahuri, por askush, përveç

vrasësit tim të poshtër, nuk i di ato që kam

hequr. Ndërsa Ai, maskarai i pafytyrë, për t’u

siguruar nëse kisha vdekur ose jo më përgjoi

frymëmarrjen, më mati pulsin dhe pasi mëë

goditi me shqelm nëfiyt, më barti gjer te

gryka e pusit e më lëshoi nëfundin e tij.

Kafka e kokës, e bërë shoshë nga goditjet me

gurë, mu coptua edhe më keq kur u përplas

pas blloqeve të gurta: fytyra, faqet, balli, u

shtypëne shpërfytyruan, kockat mu

shkërmoqën dhe nga goja mëshpërthyen

currila gjaku.

U bënë katër ditë që jam larguar nga shtëpia:

Gruaja dhe fëmijët po më kërkojnë. Vajza,e

cila po tretet së vajtuari, nuk i ndan sytë as

edhe për një çast të vetëm nga porta e

avllisë. Të gjithë e kanë gozhduar vështrimin

te rruga, te pragu i derës.

A thua jane duke me pritur akoma te porta,

nuk jam shumë i sigurt për këtë. Ndoshta,

tashmë, janëmësuar me mungesën time, sa

keq! Njeriut, kur është këtu ku n dodhem unë

tani, i duket sikur jeta që la pas rrjedh njëlloj

si ditët që shkuan. Para se të lindja unë

ekzistonte diku një kohë që nuk kishte as

fillim as fund. Edhe tani pas vdekjes më ndjek

e njëjta kohë e pacakë! Kur isha në jetë as që

më shkonte mendja për gjëra të tilla, jetojai

lumtur dhe pa e vrarë mendjen nën aureolën

e dritës së tkurrej midis dy kohëve të errëta.

Isha i lumtur, paskësha qenë i lumtur, këtë e

kuptoj vetëm tani: isha dekoratori më i mirë

në atelienë e padishahut dhe s’kishte një të

dytë që të mund tëmë konkurronte. Me

punimet që bëja jashtë ateliesë fitoja rreth

njëqind akçe në muaj. Sigurisht që të gjitha

këto e bënë vdekjen time akoma më të

pashmangshme.

Jeto I Lumtur
Scroll to Top