JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Kapet me drogë në makinë ish-efektivi i policisë (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ish-polic ka rënë në prangat e policisë pak minuta më parë në qytetin e Kuçovës.

Raportohet se 49-vjeçari Sokol Dardha është kapur gjatë një aksioni policor në lagjen “1 Maji” të qytetit dhe droga ju gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga inspektorët e antidrogën në automjetin e tij, tip “Ford”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mësohet se policia ishte njoftuar në rrugë operative për veprimtarinë e tregtimit të lëndëve narkotike që ky shtetas ushtronte prej disa kohësh në qytet.

Mësohet se në makinën e Dardhës policia gjeti dhe sekuestroi 10 doza lënde narkotike dhe vaj hashashi, por ende nuk konfirmohet lloji i lëndës narkotike.

Dardha ka punuar në Policinë e Shtetit deri në vitin 1997. Ai sapo ka mbërritur në ambientet e DVP Berat, ku edhe do të merret në pyetje në lidhje me aktivitetin e tij kriminal.

BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/

Scroll to Top