
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
LAJM I PËRDITËSUAR: Dy të vrarë me armë zjarri është bilanci tragjik i ngjarjes së rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë.
Paraprakisht Klan News raporton se vëllai ka qëlluar vëllain dhe gruan e tij, duke i marrë jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në zonën e Myslym Shyrit.
Rrethanat dhe shkaqet momentalisht janë të paqarta. Edhe identitetet e viktimave ashtu sikurse edhe të autorit të ngjarjes së rëndë nuk dihen ende.
Gazetari Besar Bajraktaraj, nga vendi i ngjarjes tha se autori i dyshuar është arratisur dhe policia po punon për kapjen e tij.
Ngjarja tronditëse vjen vetëm pak orë pas asaj të ndodhur në Lezhë, orët e vona të së hënës, ku ish-dhëndri qëlloi për vdekje babë e bir.
lajm në përditësim/tvklan.al