Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Shtetasi me inicialet J.A, banues në Pakistan është kapur nga policia, pasi po transportonte emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.
Gjatë kontrollit fizik të tij, policia ka gjetur edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e DVKM Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune policore të pandërprerë disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Road Guard 36”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi J. A., banues në Pakistan.
Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke shoqëruar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. A. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular dhe mjete identifikimi.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. A. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.
BURIMI https://lajmifundit.al/aktualitet/